Ali Ahmeti: Nuk ka forcë më të organizuar dhe më të konsoliduar se BDI-ja
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një intervistë dhënë për televizionin Klan të Maqedonisë ka folur për skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
“Vërtet më vjen turp. Ku do që shkoj, aq shumë parti shqiptare, një nahi një parti. Mirë do të ishte të bashkohen. Nëse nuk bashkohen do të jetë lajm i keq për mua”, ka thënë Ahmeti.
“Për 18 vite nuk jam në procese të pandershme, mua më kanë votuar shqiptarët. Ndëgjova zënka se janë zënë se kush është më BDI-në, Alternativa apo Besa, shumica kanë qenë në BDI. Kryetari i Besës ka qenë funksionar i BDI-së, edhe nga Alternativa njejtë. Kjo më prekë pse zihin se kush ka qenë BDI. Të dy palët keni qenë. Prandaj hajdeni të nëna se nëna edhe kur gabon fëmija të fal. Ose bëhuni bashkë”, është shprehur Ahmeti.
Ai ka theksuar se BDI-ja funksionon si familje.
“Nuk ka forcë më të organizuar, më të etabluar dhe më të konsoliduar se BDI-ja. Të paret janë ushtarët, 5.000 prej tyre që kanë vënë firmën për themelimin e BDI-së, të dytët janë intelektualët, që kanë vënë firmat për ta themeluar BDI-në”, ka deklaruar Ahmeti.