ALI AHMETI PAS ZGJEDHJEVE NË MAQEDONINË E VERIUT
Ismet Sylejmani
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 24 Prillit dhe të 8 Majit 2024, në Maqedoninë e Veriut, kanë përfunduar!
Te shqiptarët edhe presidencialet, edhe parlamentaret, i ka fituar Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti me Koalicionin e Tij, Fronti Europian!
Te maqedonët si zakonisht, që nga paslufta, me një përjashtim menjiherë pas lufte kur ka fituar LSDM, gjithmonë ka fituar VMRO-DPMNE!
Deri tani në të gjitha variantet në bashkëpushtet dhe në bashkëqeverisje ka qenë BDI e Ali Ahmetit, me të gjitha partitë fituese të shumicës maqedone!
Hera e parë që Ali Ahmeti dhe BDI-ja janë fituese e madhe, madje e dyta ne nivel shteti, dhe partia politike VMRO-DPMNE, nuk i ofron koalicion!
VMRO-DPMNE ka qenë në pushtet në Maqedoni, kur është zhvilluar lufta e vitit 2001 me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe ajo me gjithë dëshirën e madhe, asnjëherë nuk ka arritur të qeverisë pa Ali Ahmetin, me përjashtim të vitit 2006, një periudhë të shkurtër kur ka hyrë në Qeveri me PDSH-në, pastaj kurrë më!
Viti 2024 ka sjellur një situatë dramatike pas zgjedhore!
VMRO në kundërshtim me etikën a bashkëqeverisjes progresive, në vend se t’i ofrojë partenritet bashkëqeverisës Frontit Europian, i kalon shqiptarët shumicë fituese, dhe del e i ofron krijim të Qeverisë koalicionit me pakicën VLEN!
Në këtë situatë kur dihet botërisht se VMRO me dëshirë nuk hyn në Qeveri me vazhduesen e drejtëpërdrejtë të UÇK-së, BDI-në e Ali Ahmetit, e cila i prinë Koalicionit Fronti Europian, mbetët të shohim se cili do të jetë roli i faktorit ndërkombëtar e veçanërisht i SHBA-së!
Ali Ahmeti pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, do të dijë, si edhe deri më tani, të ecë pa dështime dhe të jetë fitimtar, në të mirë të popullit, Atdheut e Kombit shqiptar, sepse te Ai, shihet shpresa dhe kthesa, për fitore të reja dhe vazhdimsisë së madhe, përballë atyre që na duan formalisht, dhe na e bëjnë varrin praktikisht!
Ali Ahmeti, pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, do të dëshmojë katërcipërisht, se bashkon dhe nuk përqan, se unifikon dhe nuk ndan, se është pro-euroamerikan e antirus, progresiv e jo regresiv!
Pa Ali Ahmetin në Qeveri, ska progresivitet e stabilitet në Maqedoni të Veriut!
Prishtinë, 18 Maj 2024!