ALI AHMETI, PAUL R. WILLIAMS DHE LEGJITIMITETI I MARRVESHJES SË ORHRIT
Ismet Sylejmani
Mbledhja e Parë e Përgjithshme e BDI-së, e cila ka zhvilluar punimet me datë 13 Korrik 2024, në Qytetin e Gostivarit, në mes tjerash ka:”… angazhuar autorin amerikan të Marrëveshjes së Ohrit, për të hartuar platformën e legjitimitetit dhe për të mos u përsëritur tradhëtia dhe nëpërkëmbja e vullnetit të popullit nga vazalët, sahanlëpirësit, puthadorët të cilët për një copëz pushteti për veten e tyre, paturpësisht shkelën me dy këmbë mbi shenjtërinë e votës dhe vullnetit të kombit…”!
Të gjithë duhet ta dijnë, i madh e i vogël, të rinjë e të reja, burra dhe gra të popullit, Atdheut e Kombit tonë, se Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, është Ai i cili, në cilësinë e Kryekomandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, me zgjuarësi dhe shkathtësi të jashtëzakonshme diplomatike e ka angazhuar ekspertin Amerikan Z. Paul R. Williams, për hartimin e Draft Marrveshjes së Ohërit, të cilën UÇK e ka finansuar dhe e cila pastaj është hedhur në tryezë të bisedimeve në mes palëve në luftën e vitit 2001, nga Përfaqësuesi Special i SHBA-së dhe Kryenegociatori i Marrveshjes se Ohrit James W. Pardew, e cila pas misionit historik në Maqedoni të Veriut, mbetet një nga Marrveshjet më të sukseshme në ish-Jugosllavi dhe model për ndalje të luftërave dhe zgjidhje efikase të shumta nëpër botë!
Pas UÇK-së, është e vetmja parti politike në regjion, e cila në embrion e në ballë të sajë e ka figurën e madhe të atdhetarit dhe ilegalit të lavdishëm, luftëtarit kombëtar emblematik, figurës më eminente e më besnike të çështjes kombëtare shqiptare e të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe themeluesit të tri Ushtrive Çlrimtare, të Kosovës, të Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë së Veriut, është BDI me Kryetarin e saj Ali Ahmeti, e cila në qendër të gjithëaktivitetit të saj, ka pasur në mes tjerash me prioritet absolut, zbatimin historik me rigorizitet e profesionalizëm të Marrveshjës së Ohërit!
Shtati i hekurt dhe i çelikt i BDI-së, ka lindur nga shtrati i mendjes së ndritur, të madhe e përparimtare të Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti dhe ka dalur nga gryka e pushkës dhe flaka e barotit, të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!
Pra të gjithë dhe kushdo duhet ta dijë se BDI brenda në esencën e saj, e ka tharmin, e ka brumin e UÇK-së!
Ashtu siç e ka angazhuar Kryekomandanti i UÇK-së Ali Ahmeti, ekspertin Amerikan Z. Paul R. Williams, ta hartojë draftin e Marrveshjes së Ohrit, dhe ajo tashmë është Marrveshje Historike, edhe më 13 Korrik 2024, Kryetari i BDI-së, Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, e ka angazhuar të njëjtin ekspert Amerikan, Paul R. Williams, ta :”… hartojë platformën e legjitimitetit, eveniment ky që do të zhvillohet, për të mos u përsëritur tradhëtia dhe nëpërkëmbja e vullnetit të popullit nga vazalët, nga sahanlëpirësit, nga puthadorët të cilët për një copëz pushteti për veten e tyre, paturpësisht shkelin me dy këmbë mbi shenjtërinë e votës dhe vullnetit të kombit…”!
Eksperti i madh Amerikan, do ta hartojë e do ta prezentojë Platformën e Legjitimitetit të Marrveshjës së Ohrit!
Mbetet të shihet se çka do të argumentojë për legjitimitetin etnik në një shtet!
Por bolduzheri i hartimit të drafteve historike, miku e përkrahësi i madh i çështjes shqiptare, Z. Paul R. Williams, do të dijë si edhe në rastin e Marrveshjës së Ohrit, edhe për Legjitimitetin e saj, do të jep zgjidhje!
Por një gjë dihet se udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, shtrati legjendar i shtatit themelues të UÇK-së e të BDI-së, është i vetmi, që din se çfarë duhet bërë dhe ku duhet shkuar BDI-ja e Tij dhe Fronti Europian!
Ali Ahmeti dhe BDI, që për dekada e ka shpartalluar çdo bllokadë, mbetet personaliteti dhe prtia vlerëmadhe, sepse në themelet e saj, ka jo vetëm mendjen e ndritur, mundin dhe sakrificën mbinjerëzore të themeluesit historik të saj, por e ka edhe gjakun e derdhur për liri të, luftëtarëve ushtar e komandantë të UÇK-së, Heronjë dhe Dëshmor të Kombit, atdhetar e veprimtar të mëdhenj, besnik të çështjes kombëtare!
Ali Ahmeti dhe BDI, mbi bazën e Marrëveshjës së Ohrit, si përfaqesuesit e zgjedhur të elektoratit shumicë të popullit shqiptar, u bënë bashkëdrejtuesit në të gjitha fushat politike të sukseseve të mëdha të Maqedonisë së Veriut, e cila u bë dhe mbetet shtet stabil dhe me ndikim, shtet i cili patjetër se me vendosmëri do të ecë e sigurtë në rrugën euroatlantike!
Aleanca Veriatlantike e NATO-s, në Maqedoninë e Veriut nuk do të vinte pa stabilitet politiko-ekonomik, nuk do të vinte pa siguri kombëtare e njerëzore, nuk do të vinte pa zotime liderësh të partive vendim marrëse e me rol relevant, kurse në të gjithë këta rrathë kontributi i Udhëheqësit të popullit shqiptar, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, ishte dhe mbetet përtej pritjeve, ishte fascionues e me admirim për partnerët dhe aleatët strategjik, sidomos për SHBA!
Platforma e Legjitimitetit, do të sqarojë gjithëçka në Maqedoninë e Veriut!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 16 Korrik 2024!