Ali Ahmeti për demarkacionin: Vendimet e drejta jo gjithmonë janë të lehta

21 mars 2018 | 22:39

Lideri i BDI-së,  Ali Ahmeti, ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi është hap drejt rrugëtimit evropian.

Ahmeti përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka thënë se vendimet e drejta jo gjithmonë janë të lehta.

Sipas tij, Kosova dhe rajoni po japin prova se janë të palëkundur në përcaktimin dhe përkushtimin euro-atlantik.

“Kosova dhe rajoni po japin prova se janë të palëkundur në përcaktimin dhe përkushtimin e tyre euro-atlantik, andaj dhe meritojnë vlerësim të menjëhershëm nga Brukseli. Bashkimi Evropian në prill dhe qershor duhet të ofrojë provë konkrete të konsensusit të vendeve anëtare mbi domosdoshmërinë e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se pasditen e së…