Ali Ahmeti përfundon vizitën në Kosovë, s’takon krerët shtetërorë

02 shtator 2023 | 22:50

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë këtë të shtunë pa ndonjë takim me krerët shtetërorë të vendit.

Ahmeti i shoqëruar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin dhe zëvendëskryeministri Artan Grubin, këtë të shtunë në Gjakovë vizituan vetëm fabrikën “Comodita”.

Në një prononcim të shkurtër për media pas takimit të mbajtur për disa orë në këtë fabrikë me drejtuesit e kompanisë “Comodita”, Ahmeti konfirmoi se gjatë qëndrimit të tij në Kosovë nuk do të takojë askënd tjetër.

“Jo, vizita është në kompaninë Devolli, për të parë mundësitë pasi ne me të gjitha kapacitetet jemi seriozisht për të krijuar terren kompanisë Devolli për të pas shtrirje edhe në Maqedoninë e Veriut”, tha ai shkurt kur u pyet nëse do ta shfrytëzon vizitën edhe për takime të tjera në Kosovë.

Kjo vizitë e Ahmetit dhe zyrtarëve të partisë së tij, vjen pak javë pas vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë qëndrimit atje Kurti nuk kishte takuar asnjë zyrtarë qeveritarë, as nga radhët e maqedonasve, por as nga ata shqiptarë, të cilët udhëheqin me një numër të konsiderueshëm ministrish, përfshirë atë të zëvendëskryeministrit të parë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Nga shumë kush, refuzimi për t’i takuar dy partitë më të mëdha shqiptare në Maqedoni të Veriut, të cilat janë pjesë e rëndësishme e funksionimit të ekzekutivit maqedonas, ishte konsideruar si përçarje e faktorit politik shqiptar atje.

Mirëpo, përkundër se vizita e Kurtit ishte konsideruar si “gabim historik” , BDI-ja dhe ASH-ja ishin treguar tejet të kujdesshme në reagimet e tyre për këtë çështje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së shpejti do të ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarve për…