Ali Ahmeti përkujton Fadil Vatën: Ishte i guximshëm në shërbim të atdheut

25 prill 2022 | 11:40

Sot janë bërë 32 vjet pa heroin e Kosovës, Fadil Vata.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se Fadil Vata dha kontribut të çmuar në çështjen kombëtare për lirinë e Kosovës.

“U bënë sot plot 32 vjet që kur pushoi së rrahuri zemra e veprimtarit të çështjes kombëtare për lirinë e Kosovës, Fadil Vata. Rrugëtim frymëzues dhe i guximshëm në shërbim të atdheut krah shokëve të idealit Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut ishin vitet e jetës së tij”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ahmeti ka theksuar se burgosja gjashtëvjeçare, torturat e përjetuara dhe sëmundja që fitoi pas tyre aspak nuk ia zbehën atdhedashurinë, por e vendosën sërish në frontin e parë të organizimit të lëvizjes kombëtare të vitit 1988.

“Lavdi e përjetshme veprës kombëtare të Fadil Vatës!”, ka shkruar lideri i BDI-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të identifikojë…