Ali Ahmeti: Po si s’t’u ndalën vështirësitë një herë, ore burrë!?
19 korrik 2019
| 21:10
“U njohëm në vështirësi, dhe ia dolëm. Në çdo vështirësi dole ngadhnjimtar dhe jam i sigurt që do të ngadhnjesh edhe ndaj kësaj vështirësie të padrejtë të radhës”, ka shkruar lideri i BDI-së Ali Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”, me rastin e dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit për t’ju përgjigjur ftesës se Gjykatës Speciale.
“Jam i bindur që ti më së miri edhe këtë herë do ta dëshmosh luftën e drejtë të këtij populli për liri, demokraci, pavarësi”, ka shkruar Ali Ahmeti.