Ali Ahmeti pret në takim kryeparlamentaren e Shqipërisë

23 shtator 2024 | 14:16

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pritur sot në Shkup kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Ai ka thënë se me Spiropalin diskutuan për çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin e dy vendeve tona në Bashkimin Evropian, rrugë të cilën e kemi bërë së bashku dhe para vetes kemi shumë sfida.

“Zonjës Spiropali i kam shprehur shqetësimet e mia në lidhje me marrëdhëniet ndëretnike brenda Maqedonisë së Veriut si dhe shkeljen e legjitmitetit që buron nga vullneti i popullit i shprehur në mënyrë demokratike përmes votës së lirë. Gjithashtu, kemi biseduar për nevojën për Veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, duke ndarë edhe përvojat konkrete me Shqipërinë në këtë sferë mjaft të rëndësishme. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dy vende aleate duhet që së bashku ta vazhdojnë rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nderuar me medalje këngëtarin…