Ali Ahmeti priti në takim deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë
05 qershor 2023
| 23:40
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pritur të hënën në takim deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, anëtarë të komisioneve për çështje europiane, të shoqëruar nga ambasadorët Reka dhe Qehaja.
“Duhet medoemos të qëndrojmë të bashkuar në rrugën e përbashkët drejt Europës, duke tejkaluar me pjekuri dhe guxim çdo sfidë që e kemi përpara”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.