Ali Ahmeti: Qoftë i përjetshëm kujtimi për Luan Starovën

25 shkurt 2022 | 00:20

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka shkruar në facebook për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Luan Starova. Ahmeti shprehu ngushëllime për familjarët dhe miqt e akademikut dhe profesorit.

“Me keqardhje pranova lajmin për ndarjen nga jeta të akademikut, profesorit dhe shkrimtarit të mirënjohur Luan Starova. Fjala e tij e shkruar në shumë romane, studime dhe krijime letrare, të përkthyera në 14 gjuhë të ndryshme do jetë përgjithmonë thesar unik i letërsisë sonë kombëtare dhe udhërrëfyes përparimi brez pas brezi.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të Luan Starovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, është shprehur Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ndërroi jetë akademiku Luan Starova. Lajmin për vdekjen e…