ALI AHMETI QYTETAR NDERI I PRIZRENIT, KRYEQYTETIT SHPIRTËROR TË SHQIPTARËVE DHE I SELISË ALTERNATIVE TË SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE

02 prill 2024 | 22:31

Ismet Sylejmani

Udhëheqësi i popullit shqiptar nga Maqedonia e Veriut Ali Ahmeti, në Qytetin historik të famëmadhes Lidhja Shqiptare e Prizrenit, por edhe të Kuvendit më famkeq të Kosovës, që i anuloi vendimet e Konferencës së Bujanit, dhe aneksoi Kosovën e nuk lejoi të bashkohej më Shqipërinë, u shpall Qytetar Nderi!

Do të mbetet një ngjarje e madhe dhe e shënuar në historinë kombëtare, politike dhe patriotike, shpallja Qytetar Nderi i Prizrenit të Ali Ahmetit, këtij biri të madh, figurës së jashtëzakonshme dhe personalitetit të shquar të kombit tonë!

Lideri i përmasave të mëdha kombëtare Ali Ahmeti, i cili gjithnjë po shkon duke u rritur dhe duke u bërë më i madh e më i madh, i dashur e i pranuar nga të gjitha shtresat e popullit shqiptar, e morri qelsin e Prizrenit, Qytetit të Unitetit të Kombit Shqiptar!

Ushtari e Komandanti lavdimadh, politikani patriot, largpamës e mendjendritur Ali Ahmeti, me historinë heroike, çlirimtare dhe liridashëse të Qytetit të Prizrenit, është rritur dhe është burrëruar, është kalitur dhe ka shënuar suksese, sepse aty kanë lënë gjurmët e tyre, idhujt e Tij të Lidhjes, Abdyl Frashëri e Ymer Prizreni e deri te kryepersonazhi i Kuvendit më famkeq të Kosovës, pas Luftës së Dytë Botërore, Tribuni i Kombit Ramiz Cernica i cili nuk u dorëzua, edhe pse u tradhëtuan Vendimet e Konferencës së Bujanit, por denoncoi hapur orekset grabitqare dhe shovene të Jugosllavisë dhe Serbisë pushtuese!

Por edhe pas disfatave e humbjeve që na i shkaktonin armiqt, bijtë e mëdhenj, vazhduesit besnik të idealeve të liridashësve, që dilnin nga gjiri i popullit, Atdheut e Kombit tonë të panënshtruar, Lidhja dhe historia titanike e Prizrenit, përsëri vazhdonte të i mbante gjallë!

Prizreni Qyteti legjendar i historisë së lavdishme të popullit shqiptar, ishte Selia e Lidhjes Shqiptare kundër Perandorisë Osmane, ishte Selia e Kuvendit më famkeq të Kosovës së pushtuar nga Jugosllavia titiste, por edhe Selia Alternative e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!

Nderi i Qytetit të Prizrenit Ali Ahmeti, është edhe Nderi i Bashkisë së Tropojës, dhe sigurisht se kjo dëshirë e qyteteve, kryeqyteteve dhe krahinave të ndryshme shqiptare nuk do të ketë ndalur, sepse Ali Ahmeti do të behet Qytetar Nderi, pra Nderi i qyteteve, dhe në të ardhmen do të jemi dëshmitarë të organizimit të evenimenteve ku do të nderohet ky burrë dhe ikonë e madhe e kombit, i cili është vazhdues i drejtpërdrejtë i platformës euroatlantike të Gjergj Kastriot Skenderbeut dhe të gjithë udhëheqësve të tjerë të mëdhenj të popullit, Atdheut e Kombit tonë!

Prishtinë, 2 Prill 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Ali Ahmeti me rastin e shpalljes Qytetar Nderi…