ALI AHMETI QYTETAR NDERI I TROPOJËS
Ismet Sylejmani
Ngjarje e madhe në kalendarin e historisë kombëtare!
Bashkia Tropojë, Udhëheqësin e popullit shqiptar Ali Ahmeti, e Shpallë Qytetar Nderi!
Të Martën më 5 Dhjetor 2023, në ora 13:00, në Pallatin e Kulturës “Dardania” në Bajram Curri, zhvillohet ceremonia solemne!
Nderohet ilegali i famshëm i Lëvizjes Popullore të Kosovës, themeluesi i tri ushtrive çlrimtare UÇK, UÇPMB dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!
Nderohet Kryekomandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe themeluesi e Lideri historik i BDI-së!
Shpallet Qytetar Nderi i Tropojës Udhëheqësi i Madh e i Lavdishëm i popullit, Atdheut e Kombit tonë Ali Ahmeti!
Shpallja Qytetar Nderi i Ali Ahmetit fillon në Tropojë e nuk do të ketë të ndalur më, do të përhapet në të gjitha qytetet e krahinave të gjeografisë shqiptare!
Ky nderim për birin e shquar e besnik të luftës për liri e çlirim të popullit shqiptar në Ish-Jugosllavi, në Shqipërinë Nënë është i pari por nuk do të jetë i fundit!
Pas nderimit Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Tetovës, hallka e dytë e nderimit Qytetar Nderi i Tropojës, është vazhdimësia e natyrshme normale e nderimit politiko-patriotik kombëtar, për kontributin kolosal të shqiptarit të madh, që hapin e ka kilometer e sukseset në shërbim të vendit të Tij, nuk mund të maten ndryshe vetëm kur të shkruhen në historinë e popullit shqiptar, sepse e madhe ishte dhe vazhdon të jetë fuqia e kontributit të Tij!
Prishtinë 3 Dhjetor 2023!