ALI AHMETI: REXHEP HALIMI NUK I TAKON VETËM FERIZAJIT, AS VETËM KOSOVËS POR TËRË KOMBIT

14 shtator 2024 | 19:40

Në Ferizaj, më 13 Shtator 2024, u vendos i skalitur në bronz, busti i Heroit të Kosovës, Anëtarit të Kryesisë së Degës Jashtë Vendit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, patriotit të madh dhe të pavdekshëm Rexhep Halimi!
Në nderim të figurës së madhe atdhetare e të veprimtarit të shquar të LPK-së Rexhep Halimi, kishin ardhur shumë shokë e bashkëveprimtar të Tij, atdhetar e politikan të shquar, komandant të UÇK-së, deputet te Kuvendit te Kosovës dhe personalitete me kontribute me gjurmë të mëdha në lirinë dhe pavarësinë e Atdheut!
Në mesin e të pranishmëve të shumtë, figura më e madhe kombëtare ishte Udhëheqësi i popullut, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, i cili mbajti një fjalim te fuqishëm dhe me porosi të qartë, informative dhe zjarr atdhetar e patriotik për brezat që do të vijnë!

Me poshtë mund të lexoni fjalimin e plotë:

Të dashur bashkëveprimtarë,
bashkëluftëtarë,
invalidë të luftës,
komandantë e drejtues të ushtrive çlirimtare,
familje të dëshmorëve,
e dashura familje Halimi,
I nderuar Kryetar i Komunë së Ferizajit,
me këtë akt që Ju bëni, si i zgjedhur i këtij populli, nuk nderoni vetëm Ferizajin, por, gjithë shqiptarët ngado që janë e që jetonin nën pushtim!

Rexhep Halimi nuk i takon vetëm Ferizajit, as Kosovës, sepse ka qënë një veprimtar i cili nuk kurseu as jetë, as djersë, në shërbim të çlirimit të shqiptarëve, në shërbim të çlirimit të Kosovës, për detaje foli Emrush Xhemajli!
Rexhep Halimi ka qenë frymëzim për ne si gjeneratë më e re, ka qënë një shembull frymëzimi për ne, por edhe ai, i qeshte nuri, kur dëgjonte e lexonte për veprimtaritë konkrete që bëheshin nga Lëvizja Popullore e Kosovës, nga aktivistët e saj!
Nuk ka vend tubimi e proteste, që në emër e në adresë të bacit Rexhë nuk janë bërë kërkesat!
Nuk ka aktivitet e propagandë që bëheshte kundër pushtuesit, që të mos ishte baca Rexhë, prandaj, i nderuar Kryetar i Komunës së Ferizajit, bashkë me gjithë drejtuesit, si Këshilli, Nënkryetari i Komunës, keni bërë një vepër në përkujtim të njerëzve që dhanë shumë e shumë për shqiptarinë, e për Kosovën!

Lavdi Baca Rexhë,
Lavdi të gjithë të rënëve për liri,
Falemnderit shumë!

Përgaditi për botim,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 14 Shtator 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar pas…