Ali Ahmeti: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha ishin të papërkulur me qëndrimet e tyre
11 janar 2023
| 23:47
Në 39-vjetorin e rënies heroike të Rexhep Malës e Nuhi Berishës, lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka përkujtuar këta veprimtarë të hershëm të rezistencës dhe përpjekjeve tona për liri e pavarësi.
“Në historinë e lavdisë të dy zënë vend në piedestal si intelektual, veprimtarë e organizatorë të aktiviteteve kundër pushtuesit duke frymëzuar breza të tërë të të rinjve e të rejave”.
“Ishin të papërkulur me qëndrimet e tyre dhe do t’i kujtojmë gjithmonë si atdhetarë të mëdhenj. Lavdi jetës dhe veprës së heronjve tanë!”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.