Ali Ahmeti: Rrudhat e Demaçit ishin hartë e mundit shekullor të kombit
Pas lajmit se ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare dhe i burgosuri politik, Adem Demaçi, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, në Maqedoni, Ali Ahmeti, i ka shprehur ngushëllime familjes Demaçi dhe shqiptarëve.
Postimi i plotë i Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”:
Frymëzimi jonë, simboli i rezistencës kombëtare, themeli i pavarësisë, shëmbëlltyra e përpjekjeve të gjeneratave të tëra për liri na la në moshën 82 vjeçare.
I madh. I papërsëritshëm. I përhershëm.
Vepra yte Bac, shembullore
Kontributi yt, i përjetshëm.
Kujtimi për ty, i pashuar.
Rrudhat e tua, hartë e mundit shekullor të kombit.
Dheu i Kosovës yte që e mbaje mbi shpatulla me dekada të tëra, nga nesër do ta kesh mbi gjoksin tënd krenar.
Ngushëllime familjes, miqve dhe çdo shqiptari për këtë vigan.
Lavdi për jetë të jetëve.