Ali Ahmeti shpallet qytetar nderi në Tiranë
30 prill 2024
| 20:20
Gjatë seancës së ditës së sotme Këshilli i Bashkisë së Tiranës ka shpallur Qytetar nderi, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti.
Me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj, Këshilli i Bashkisë së Tiranës në unanimitet, sot ka vendosur t’i akordojë titullin “Qytetar Nderi” politikanit shqiptar Ali Ahmeti, në shenjë falënderimi për gjithë kontributin e tij në komunitetin shqiptar të Maqedonisë së Veriut.
Ky titull për Ahmetin është mbështetur në mënyrë unanime nga këshilltarët në Këshillin e Bashkisë së Tiranës.
Më 2 Maj Ali Ahmeti pritet të shpallet “Qytetar Nderi” nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Kujtojmë së paraprakisht, Ahmeti u dekorua me të njëjtin vlerësim dhe në Prizren. /tvklan.mk/