ALI AHMETI SHQIPTARI MË I BESUAR I AMERIKËS DHE EUROPËS

13 tetor 2023 | 10:11

Ismet Sylejmani

Populli shqiptar dhe historia e tij e luftërave për liri dhe pavarësi, në katalogun e tij, ka shumë pak udhëheqës, të cilët hynë në rreshtin e parë dhe mbetën në ballin e listës, nga lartësia e së cilës jo vetëm nuk u hoqën kurrë, por përfunduan model e u bënë kopje besnike, në të cilën u frymëzuan qindra dhe mijëra shqiptar të rinjë!

Ali Ahmeti, është njëri nga ata, që si titan është futur në garë për të qenë i parë në kolonën e artë, të Udhëheqësit të popullit shqiptar, te i cili ushqehet e ardhmja e ndritur e Kombit, te i cili Atdheu e ka birin besnik, te i cili politika ka modelin e politikanit gjithnjë e më të përkryer, te i cili diplomacia ka diplomatin dhe burrin e urtë, që e hedh hapin të sigurtë drejt lidhjes se aleancave pozitive e jetike shekullore për vendin!

Ali Ahmeti në zemër të Kombit tonë ka hyrë përmes maratonës së gjatë mbi katër dekada të aktivitetit të tij politiko-patriotik ilegal atdhetar-kombëtar, ushtarako-çlrimtar, dhe aty është fortifikuar në barikadat heroike dhe ka mbetur përgjithmonë, si njëri prej lindjeve më të mëdha dhe dalëzotësi besnik i intersave më vitale të Kombit tonë, nga më të vjetrit e nga më të lashtit në botë!

Ali Ahmeti është i pari dhe i fundit nga politikanët atdhetar, i cili deri tash në historinë e Atdheut tonë, që vargun e sukseseve të Tij, e vazhdon me ritëm e tempo të njëjtë, e cila jo vetëm shkon kreshendo, por ajo në valvulat e saj shënon gjithnjë rritje e ngritje, kualitative e kuantitative, të cilat po u tentuan të stopohen ose të kapen nga të dyja anët, sikur shkopi, ska politikan, qoftë edhe me karizëm, që i përballon e i pushton ato, sepse brenda tyre ka histori legjendare, që përmbledhin ngjarje të cilat tronditën botën dhe çliruan shqiptarët nga të kqijat, nga okupimet, nga roberia dhe prapambetjet shekullore!

Ali Ahmeti është i fundit nga gjenerata e re shqiptare, që është figura me e spikatur dhe që për busull të Tij, të aktiviteteve kombëtare e kishte dhe ka dashurinë ndaj Nanë Shqipërisë e Kombit të Tij, kurse busull politike besnikërinë e tij te kursi përparimtar politiko-diplomatik të politikanit modern shqiptar që Ameriken, por edhe Europën, jo vetëm e ka në plan të parë por e ka dhe e mbanë të pazëvendësueshme, sepse SHBA-të është jo vetem garantuesja e hekurt dhe zbatuesja fitimtare e çdo proçesi dhe reforme pozitive kombëtare e njerëzore, por është edhe besnikja e idealeve të mëdha, e cila po të përkrahu të nxjerr në krye të radhës dhe të bën fitimtar e të radhit në mesin e atyre me nivel e kredibilitet të lartë botëror!

Ali Ahmeti është i pari politikan shqiptar që e ka thënë shkoqur, e ka thënë pa ekuivoke, dhe i ka vënë pikë të madhe, se me atë që është Amerika, ai patjeter se do të jetë në anën e fitimtarit dhe triumfatorit!

Ali Ahmeti e vulosi përfundimisht filozofinë dhe praktikën, se atë që e perkrahë dhe e mbështetë shteti gjigand i planetit SHBA, ai është demokrat e njerëzor, ai është me perspektivë dhe ligjzbatues, sepse në brendinë dhe përmbajtjen e tij ka Ameriken, e cila të mban në rresht të parë e të ulë ne ballë të kolonës së oxhakut të saj!

Ali Ahmeti në tërë veprimtarinë e Tij,e ka thënë me zë dhe është bërë i pari politikan shqiptar, se kujtëdo që i del në mbrojtje Amerika, ai është i pashkelshëm, ai është i pamposhtur, ai është fitimtarë dhe bashkohet e ecë me progresivitet të plotë në hapin të cilin e akordon me aleat superfuqia e planetit SHBA!

Aleat më të madh, më të sinqertë e më afirmativ se Udhëheqësin e popullit shqiptar Ali Ahmetin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe Bashkimi Europian kurrë nuk kanë pasur dhe gjithmonë do ta kenë më të besuarin dhe më besnikun!

,
Prishtinë, 12 Tetor 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sërish do…