ALI AHMETI SI NË MAQEDONI TË VERIUT EDHE NË SHQIPËRI FJALIM PËR HISTORI
Ismet Sylejmani
Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, sikur më 22 Nëntor 2023, në nderim të Kongresit të Gjuhës Shqipe të mbajtur në Shkup, edhe më 23 Nëntor 2023 në Samitin e Diasporës në Tiranë, mbajti fjalim për t’u mbajtur mend gjatë!
Lideri historik i BDI-së, ashtu si në Maqedoninë e Veriut edhe në Shqipëri, mbajti fjalim për histori, ku vuri në spikamë të kaluarën heroike të diaspores së Arbëreshëve të Italisë e në veçanti poetin e Rilindjes Kombëtare Jeronim De Rada, me thënien e tij shekullore “Gjaku i Arberit po Rrjedh” dhe tjetrit poet të Rilindjes Kombëtare Asdereni, që i shkroi Kosovës, thënien e famshme: Asgjë nuk duam nuk, vetëm armë dhe ca bukë”!
Ali Ahmeti e tregoi me dëshmi para të gjithëve se Diaspora Shqiptare e Europës ishte ma produktivja, se aty udhëheqën dhe derdhën gjak Jusuf Gervalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gervalla dhe në fund kulmoi me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!
Gjatë fjalimit në Pallatin e Kongreseve në Shqipëri, u pa nga të gjithë, se Udhëheqësi i popullit shqiptar që jeton në Maqedoni të Veriut, me karizmen e Tij, me zgjuarsinë e Tij, me oratorinë e Tij brilante, po bën histori!
Të mdhenjtë e Atdheut, e bëjnë historinë, njëri nga ata është ky gjigand e titan shqiptar!
Historia e njerëzimit do ta ketë në sirtarët e personaliteteve të mëdha e të lavdishme!
Prishtinë, 23 Nentor 2023!