
ALI AHMETI, SKËNDERBEU MODERN, ISHTE NË LEZHË TE SKËNDERBEU ORIGJINAL
Në Lezhë në Ceremoninë Solemne të 581 vjetorit të Beslidhjes Historike të 2 Marsit të vitit 1444 të Lezhës, ishte Skenderbeu modern i popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar Ali Ahmeti!
Në mesin e lezhjanëve dhe në praninë e qindra bashkëkombasve nga të gjitha anët e trojeve shqiptare dhe nga diaspora, më 2 Mars 2025, ishte i pranishëm edhe Ali Ahmeti, personaliteti i shquar i kombit, Skënderbeu modern i popullit shqiptar!
Tanimë është e konfirmuar, se të gjithë presim mrekulli skenderbegiane nga Ali Ahmeti!
Dhe pritja ndodhë, sepse Udhëheqësi i përmasave të mëdha Ali Ahmeti, është i rrethuar me dashuri e me nderim nga populli shqiptar, është i rrethuar nga shokët e nga bashkëveprimtarët e Tij besnik e të ndershëm, ata të cilët duke e pasur për bazë platformën e Tij unifikuese kombëtare, të modelit skënderbegian, natë e ditë punojnë për të mirën e popullit, të Atdheut e të Kombit!
Populli, Atdheu dhe Kombi shqiptar e ka për nder që e ka në ballë të proçeseve birin e Tij të madh Ali Ahmeti!
Historia na dëshmon se Ali Ahmeti është kthyer në Atdhe, ngjashëm e bash si Kryetrimi e Heroi kombëtar Skënderbe!
Shqiptarët janë me fat, ashtu sikur e kemi thënë edhe shumë herë më parë, se në ballë të udhëheqjes se tyre e kanë njërin prej Udhëheqësve më të mëdhenj të popullit shqiptar, personalitetin e shquar të kombit Ali Ahmetin, i cili në momentet më vendimtare, din të ofrojë stabilitet politik, e të krijojë unitet kombëtar politik, ashtu sikur ka porositur e sikur na ka mësuar e na ka udhëzuar, Kryetrimi e strategu legjendar Gjergj Kastrioti Skenderbeu!
E kaluara e Tij historike, por edhe Fjalimi i Tij historik, i mbajtur në nderim të 581 vjetorit të Kuvendit të Lezhës dhe inaugurimit të Shtatores së Kryeheroit të Kombit, dëshmon katërcipërisht, se Ali Ahmeti, është Skenderbeu modern i popullit, Atdheut dhe Kombit Shqiptar!
Të gjitha mendjet e tjeshta e të ndritura, brenda e jashtë Atdheut, ashtu sikur e dëshmon fotoja pas shpalosjes së Shtatores së derdhur në bronz të Skenderbeut, se si i janë drejtuar të gjitha duart drejt Ali Ahmetit për përshendetje, edhe mendjet e ngjashme, presin veprimet e radhës të Ali Ahmetit, që pas as më të voglin dyshim, do të jenë, në akord të plotë, me qendrimin dhe shkathtësinë e mirënjohur të diplomacisë së sukseshme shqiptare, të modelit skënderbegian!
Prishtinë, 3 Mars 2025!