Ali Ahmeti sot feston ditëlindjen
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot feston ditëlindjen e tij të 65-të.
Ahmeti ka lindur më 4 Janar të vitit 1959 në Zajas të Kërçovës.
E gjithë jeta e tij përshkruhet me aktivitete dhe veprimtari politike.
Me rastin e ditëlindjes së tij shokët, bashkëluftëtarët dhe bashkpartiakët i kanë uruar 65-vjetorin e lindjes.
Një urim të veçantë e mori nga zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Ai e uroi me një këngë ku shihet në duet me Ilir Shaqirin e ku përcjellë këtë mesazh.
“Të rrallë janë njerëzit të cilëve ju shkon pas historia dhe që bëjnë histori duke e ndërtuar të ardhmen. E paçim me jetë rilindësin e fundit, në krye të kombit, gjithmonë në rrugë të drejtë! Ali Ahmeti, me çdo gjë të shenjtë të shqiptarisë në supet e tija, sot mbush 65 vjeç”, shkroi në postim Artan Grubi.