Ali Ahmeti: Tahir, herët na le more burrë

08 nëntor 2024 | 12:37

Ish deputeti, ish ministri dhe së fundi zëvendës sekretari i Qeverisë, Tahir Hani ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i BDI Ali Ahmeti i cili e ka pasur dhe mik të ngushtë dhe bashkëveprimtar.
Tahir, herët na le more burrë.
U mërzita fort për Tahir Hanin, veprimtarin e ditëve të para të rezistencës kombëtare dhe patriotin e pa shoq.
Tahiri tërë jetën ia kushtoi kombit shqiptar dhe punoi çdo ditë pa e kursyer vetën për ta parë kombin tonë në rrugë të drejtë.
Familja dhe shokët të janë krenarë për Tahirin, për jetën dhe veprën e tij, për emrin dhe shembullin që po lë pas vetes.
Ngushëllime familjes, miqve, të gjithë neve për këtë humbje të parakohshme të një patrioti të dergjur burgjeve jugosllave.
Cimo, do të të kujtoj përherë, pastë dritë shpirti yt!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë veprimtari dhe…