Ali Ahmeti takohet me gjeneralin Sylejman Selimi dhe Xhavit Halitin
01 shkurt 2019
| 07:34
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI, Ali Ahmeti, ka qëndruar në Prishtinë, me ç’rastë ka takuar bashkëveprimtarin e tij, gjeneralin Sylejman Selimi dhe mikun e tij, Xhavit Halitin.
“Qëndrova në Prishtinë për të takuar miqtë e mi dhe për të këmbyer mendime rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë. Më gëzoi rasti për ta takuar edhe bashkuftëtarin dhe bashkëveprimtarin tim, gjeneralin Sylejman Selimi. E urova për lirinë e merituar, por edhe për qëndresën stoike dhe durimin”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se Kosovës, në këto ditë vendimtare, i duhen pranë të gjithë ata që duan ta shohim atë të fortë, të sigurtë, të qëndrueshme dhe në partneritet euro-amerikan me perspektivë euroatlantike.