Ali Ahmeti takon Escobarin, temë diskutimi dialogu Kosovë-Serbi
18 mars 2023
| 17:00
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka takuar sot në Ohër zëvendësndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
“Diskutuam mbi rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë për stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të mbarë rajonit. Shpreha mirënjohje për rolin e jashtëzakonshëm të ShBA-së në të gjitha proceset e paqebërjes dhe konsolidimit demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.