Ali Ahmeti takon Kurtin, këto ishin temat që diskutuan
02 korrik 2021
| 16:04
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar sot në Ohër kryeministrin Albin Kurti, ku po mbahet konferenca dyditore ndërkombëtare “Prespa Forum”.
“Kënaqësi ta ritakoj kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, me të cilin diskutuam vëllezërisht për sfidat e përbashkëta të Kosovës, Maqedonisë së veriut dhe rajonit. Ne e mbështesim njëri-tjetrin dhe përmbylljen e çështjeve të hapura me njohje të ndërsjellë dhe integrim në Bashkimin Evropian si dhe në NATO. Unë kam qenë dhe jam këtu për Kosovën dhe do të mbes gjer në frymën time të fundit”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.