Ali Ahmeti të martën shpallet “Qytetar Nderi” i Prizrenit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti do të shpallet të martën e javës së ardhshme “Qytetar Nderi” i Prizrenit.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj propozimin për nderimin e Ahmetit me këtë titull e paraqiti në seancën e fundit të Asamblesë Komunale, i cili u votua me shumicë votash, shkruan “PrizrenPress”.
Kryesuesja e Asamblesë së Prizrenit, Antigona Bytyqi ka caktuar datën 2 prill 2024, për ndarjen e titullit për Ahmetin.
Mbledhja do të mbahet në “Shtëpinë e Bardhë”, në orën 11:00.
Ali Ahmeti është një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Ai është udhëheqës i Bashkimit Demokratikës për Integrim.
Ai ka pasur një rrugë të ngjarjeve të ndryshme në jetën e tij. Në vitet 1980, ai ka qenë një ndër liderët e protestave studentore në Kosovë. Për këto aktivitete, u arrestua dhe vuajti një vit burg nga autoritetet serbe dhe jugosllave.
Një pjesë të shkurtë të jetës e ka jetuar në burg në Kosovë, kur ishte i burgosur pas demonstratave të vitit 1981 në Prishtinë.
Në vitin 1998, në fillim të luftës së Kosovës, Ali Ahmeti është zgjedhur anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai është njohur edhe si udhëheqës politik i ish-Ushtrisë Kombëtare të Çlirimit Shqiptar gjatë ndërhyrjes së vitit 2001 në Maqedoni
Ahmeti ishte Komandant Suprem dhe Përfaqësues Politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni e cila luftojë për të drejtat e mohuara të shqiptarëve në këtë republikë.
Udhëhoqi revolucionin e vitit 2001 përmes të cilit u arrit liria dhe barazia e shqiptarëve në Ohër, firmosur si garant të saj nga tre faktorë të rëndësishëm ndërkombëtar: NATO, SHBA dhe BE.