Ali Ahmeti tregon se si 37 vjet më parë i ishte shmangur rrethimit të shërbimeve sekrete në Prishtinë

01 korrik 2021 | 12:19

Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe ish-njeri ndër themeluesit e UÇK-së, Ali Ahmeti, ka rrëfyer një ngjarje e cila i kishte ndodhur para 37 viteve.

Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se në atë kohë kishte arritur të mos bie në duart e shërbimeve sekrete serbe.

“Si sot, 37 vjet më parë, pas dy arrestimeve, u detyrova të shmang rrethimin e shërbimeve sekrete në Prishtinë dhe për herë të parë u arratisa në Zvicër. Ishte ditë Bajrami. U nisa nga baza ku ishte strehuar Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Zonja e shtëpisë, një trime dhe atdhetare, na solli ëmbëlsirë për ta shënuar festën. Në orët e hershme të mëngjesit u largova për t’iu shmang arrestimit të tretë. Demonstratat e 1981, para saktë 40 vjetëve, shërbyen si katalizator i ndryshimeve në ish Jugosllavi për të rezultuar me tre luftëra çlirimtare, marrëveshje paqësore, pavarësi të Kosovës dhe barazi të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si dhe anëtarësim në NATO”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e…