ALI AHMETI UDHËHEQËSI I KOSOVËS, KOSOVA ATDHEU I ALI AHMETIT

13 korrik 2020 | 23:01


Ismet Sylejmani

Kosova heroike dhe e panënshtruar në shekuj dhe mijëvjeçar, i ka të rrallë bijtë të cilët i kanë dhënë shumë sikur biri i madh e i lavdishëm i Atdheut dhe Kombit tonë Ali Ahmeti!

Ali Ahmeti për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e ka vënë në shërbim të saj, gjithëçka të jetës së Tij!

Ali Ahmeti, në jetën e Tij të madhe dhe të jashtëzakonshme, luftën për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës e ka pasur në rend e në plan te parë!

Që nga ngjarjet e vitit 1981 atëherë kur shpërtheu vullkani i atij viti të madh, në të cilin roli i Ali Ahmetit ishte vendimtar, kontributi i Tij për Kosovën ka qenë vazhdimisht e gjithnjë ne rritje!

Biri i madh i kombit Ali Ahmeti, si asnjë tjetër është i vetmi që morri pjesë në themelimin e tri ushtrive çlrimtare te shqiptarët në ish-jugosllavi!

Derisa Ali Ahmeti të jetë në listën zgjedhore e në ballë të kolonës është mëkat prej zotit e prej popullit, prej Atdheut e prej Kombit, të mos përkrahet e të mos mbështetet, sepse tërë jeten e Tij e vuri në ankand të çështjes shqiptare në përgjithësi e të Kosovës e viseve të saja në veçanti!

Ali Ahmeti është pasardhës origjinal i titanikëve të mëdhenj të Kombit!

Me luftën e armatosur të UÇK-së që komandoi në Maqedoninë e Veriut dhe me te arriturat e mëdha që realizoi pas luftës deri te hyrja në NATO, Ali Ahmeti u bë emblema e madhe e personalitetit kombëtar të padiskutueshëm dhe i pacenueshëm!

15 Korriku 2020, kur shqiptarët me të drejtë vote në Maqedoninë e Veriut, do të dëshmojë se Kosova jo vetëm e përkrahë por edhe do të kontribuojë që Ali Ahmeti dhe BDI të fitojë në zgjedhje, se e ka djalin dhe Udhëheqësin e madh e besnik, që kurr nuk iu nda luftës për liri e pavarësi nga Serbia pushtuese!

Prishtinë, 13.07.2020!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë Ramadan Zaplluzha, që në botën e artit…