ALI AHMETI UDHËHEQËSI I MADH I POPULLIT, ATDHEUT DHE KOMBIT
01 maj 2024
| 12:26
Ismet Sylejmani
Udhëheqësi i Madh i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, me qindra herë ka shkuar në Shqipërinë Nënë dhe mbi supe të Tij ka bartur misione të mëdha, liridashëse e çlirimtare!
Por më 2 Maj 2024, Ky gjigand i shqiptarisë do të shkojë ndryshe!
Më 2 Maj 2024, në ceremoninë që do të fillojë në ora 12:00, biri i madh i truallit shqiptar Ali Ahmeti, do të mbulohet me dekoratën më të madhe të Kryeqytetit të Nënë Shqipërisë, Tiranës!
Është ngjarje historike Shpallja”Qytetar Nderi” i Tiranës, të strategut të madh kombëtar, të Shqiptarit besnik e trim, të Skënderbeut modern të Arbërit, Ali Ahmetit!
Prishtinë, 1 Maj 2024!