ALI AHMETI UDHËHEQËSI QË NDERON TE KËMBËT E HERONJËVE TË KOMBIT REXHEP MALAJ, NUHI BERISHA E KADRI ZEKA

25 janar 2025 | 00:06


Ismet Sylejmani

Kosova dhe viset e saj heroike dhe e panënshtruara në shekuj dhe mijëvjeçar në ish-Jugosllavi, i ka të rrallë bijtë e saj udhëheqës, të cilët janë të mëdhenj e të panënshtruar, janë ata të cilët i kanë dhënë shumë, ngjashëm sikur është biri i madh e i lavdishëm i popullit, Atdheut dhe Kombit tonë, i papërsëritshmi Ali Ahmeti!

Ali Ahmeti,
për lirinë dhe pavarësinë e popullit shqiptar të Kosovës dhe Viseve të saja, ka vënë në shërbim të saj, gjithëçka të jetës së Tij!

Ali Ahmeti,
në jetën e Tij të madhe dhe të jashtëzakonshme, luftën për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe viseve te Saja nën Maqedoninë e Veriut, të Luginës së Preshevës dhe Malit të Zi, i ka pasur në rend e në plan të parë, prioritet absolut!

Ali Ahmeti,
është politikani ilegal, luftëtar çlirimtar, i cili pas përfundimit të luftës për herë të parë në histori të kombit tinë, ngjashëm si Skënderbeu me usjtrinë e Arbërit, në ballë me UÇK-në, hapi dyert e hekurta për shqiptarët në Maqedoni të Veriut!

Që nga ngjarjet e vitit të madh e të lavdishëm 1981, atëherë kur shpërtheu vullkani i atij viti kthese e vendimtar për fatet e Kosovës, roli i Ali Ahmetit në të gjtha ngjarjet e mëdha kombëtare, ishte i madh, në shumë raste edhe vendimtar, dhe kontributi i Tij për çështje madhore ka qenë i vazhdueshëm e gjithnjë në rritje!

Ashtu sikur e kemi thënë, Biri i madh i kombit Ali Ahmeti, si asnjë tjetër është i vetmi që morri pjesë në themelimin e tri ushtrive çlirimtare te shqiptarët në ish-jugosllavi!

Ali Ahmeti është pasardhës origjinal i titanikëve të mëdhenj të Kombit!

Të gjithë janë shkrirë në Udhëheqësin e madh të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti!

Prishtinë, 24 Janar 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatët për deputetë të Gjilanit e Kamenicës, bëhen bashkë në…