ALI AHMETI UNË JAM ME TY
Ismet Sylejmani
Unë jam me Ali Ahmetin, por jam edhe me të gjithë ata, me të cilët është Ali Ahmeti!
Natyrisht nuk jam me ata, të cilët nuk janë me Ali Ahmetin, përkundrazi jam kundër tyre!
Unë jam me ata të cilët e duan Ali Ahmetin, jam kundër atyre që nuk e duan Ali Ahmetin!
Unë nuk jam me ata të cilët e duan Ali Ahmetin, por nuk i dua ata të cilët i don Ali Ahmeti!
Nuk mund ta duash Ali Ahmetin dhe të mos i duash ata që i don Ali Ahmeti!
Ali Ahmeti është themelues i UÇK-së, UÇPMB-së, UÇK-së dhe BDI-së!
Nuk mund ta duash Ali Ahmetin e të jeshë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që e ka themeluar Ali Ahmeti!
Nuk mund ta duash Ali Ahmetin e të jeshë kundër UÇPMB-së që e ka themeluar Ali Ahmeti!
Nuk mund ta duash Ali Ahmetin e të jeshë kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që e ka themeluar Ali Ahmeti!
Nuk mund ta duash Ali Ahmetin e të jeshë kundër BDI-së që e ka themeluar Ali Ahmeti!
Është broçkull, të thuash e dua Ali Ahmetin, por nuk e dua atë që e ka themeluar Ai, atë që e ka krijuar Ai me mund, djersë e gjak!
Është broçkull, të thuash e dua Ali Ahmetin por jo UÇK-në që e ka themeluar Ai!
Është broçkull, të thuash e dua Ali Ahmetin, por jo UÇPMB-në që e ka themeluar Ai!
Është super broçkull, të thuash e dua Ali Ahmetin, por jo Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare që e ka themeluar dhe komanduar Ai!
Është TOP broçkull, të thuash e dua Ali Ahmetin, por jo BDI-në që e ka themeluar dhe është Kryetar Ai!
Nuk ka qenë mundur ta duaje Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare e të mos ia keshë dashur Asaj Komandantin e pergjithshëm dhe të mos ia zbatoje urdhërin ose edhe të ia refuzoje urdhërin Atij!
Nuk është e besueshme të thuash unë e dua BDI-në më shumë se kryethemeluesi i sajë Ali Ahmeti, sepse atëherë i bjen se ti je më katolik se Papa!
Është broçkull me marifet, të thuash e dua Ali Ahmetin, por nuk e dua atë që e ka bërë me vetëdije Ai, të cilën edhe kur ti ia kritikon, herë fshehtas e herë publikisht, Ai atë e mbronë me forcë dhe nuk pendohet!
Është reaksionare, është anakronike dhe për më tepër është antidemokratike por edhe antinjerëzore, të thuash Ai pra Ali Ahmeti është i mirë vetëm kur të përkdhelë e kur të lavdëron, por jo edhe atëherë kur ta merr, e nuk ta jep atë që nuk të takon se është e tepërt, nuk të përkdhelë, por të ndëshkon se është e gabuar, dhe të kritikon e nuk të lavdëron se nuk është e merituar!
Unë jam me Ty Ali Ahmeti!
Ali Ahmeti, unë jam me Ty, sikur gjatë tërë aktivitetit politiko-patriotik ilegal!
Ali ahmeti, unë jam me Ty, sikur gjatë gjithë luftës së armatosur ushtarake çlirimtare në Kosovë!
Ali Ahmeti, unë jam me Ty, sikur gjatë gjithë luftës së armatosur ushtarake çlirimtare në Luginë të Preshevës!
Ali Ahmeti, unë jam me Ty, sikur gjatë gjithë luftës së armatosur ushtarake çlirimtare në Maqedoninë e Veriut!
Ali Ahmeti unë kamë qenë dhe jam me Ty, në të gjitha betejat që i ke zhvilluar dhe ke fituar në të gjitha ciklet zgjedhore, prej kur e ke themeluar BDI-në, sot e gjithmonë, kurdoherë me Ty deri ne vdekje!
Jam me të gjithë ata që Ti i don, me ata që Ti i mbronë dhe që i përkrahë Ti!
Të gjithë ata që nuk janë me Ty e që janë kundër Teje, unë nuk i dua!
Prishtinë, 30 Janar 2023