
Ali Ahmeti uron besimtarët ortodoksë për Pashkët
Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në këto ditë feste duhet të lutemi për të gjithë ata që po sakrifikojnë për të na dalë në ndihmë dhe për të na mbrojtur.
Urimi i plotë i Ahmetit:
Të nderuar besimtarë ortodoks,
Ju lutem pranoni urimet e mia më të sinqerta për festën e madhe të Pashkëve me urata dhe lutje për një festë të mbarë në gjirin familjar, mirëqenie, shëndet, gëzim dhe fat.
Në frymën e kësaj dite të bekuar të ringjalljes së jetës dhe shpresës, të reflektojmë se pavarësisht nga besimet fetare tona, ne jemi të bashkuar në vlerat më të larta njerëzore të humanizmit, sakrificës, dashurisë dhe solidaritetet.
Ju uroj shëndet juve dhe të gjithë qytetarëve, paqë e rehati shpirtërore në këto ditë feste dhe lutem për të gjithë ata që po sakrifikojnë për të na dal në ndihmë dhe për të na mbrojtur.