Ali Ahmeti uron Kurtin
Lideri BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti.
Nëpërmjet një letre, Ahmeti i ka uruar mandat të suksesshëm dhe të mbarë liderit të LV-së.
Letra e plotë e Ahmetit:
I dashur Albin,
Nëpërmjet të këtyre rreshtave desha të të përcjell uratat më të sinqerta nga të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjen Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe të uroj shëndet, mandat të suksesshëm dhe të mbarë.
Ne jemi takuar shpesh dhe kemi diskutuar gjerë e gjatë duke këmbyer mendime për zhvillimet politike, sfidat dhe qëllimet tona të përbashkëta.
Ti e di se tek unë dhe tek të gjithë ne në Bashkimin Demokratik për Integrim do të gjesh partner të sinqertë dhe mbështetës në drejtim të realizimit të synimeve që i ndajmë dhe përpiqemi ti jetësojmë bashkë.
Duke shprehur konsideratën time të lartë dhe i vetëdijshëm për punët e mëdha që e presin Kosovën dhe rajonin, të uroj maturi dhe mbështetje të gjerë dhe me sinqeritetin më të madh të shtrij dorën e bashkëpunimit dhe përkrahjes.