Ali Ahmeti uron Macronin: Rrizgjedhja e tij si president i Francës ruan themelet e Evropës së bashkuar
25 prill 2022
| 00:42
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka percjellur urime per fitoren e sotme të Emmanuel Macron dhe rizgjedhjes së tij president i Francës.
Fitorja e sotme e Emmanuel Macron dhe rizgjedhja e tij president i Francës ruan themelet e Europës së bashkuar, pro aleancës paqeruajtëse me SHBA-të dhe vazhdimësinë e pozicionimit të saj pro integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Me këtë rast, përcjell përgëzimet e mia të sinqerta për presidentin Macron, me të cilin jam i bindur se do të thellojmë raportet e shëndosha të bashkëpunimit dhe do të kemi përkrahjen edhe më të madhe të Francës për finalizimin e qëllimit tonë të integrimit që do i sjellë Europës stabilitet dhe qëndrueshmëri më të madhe, shkruan Ali Ahmeti.