Ali Ahmeti, uron Pavarësinë: Gëzuar Kosovë nga biri yt, Abazi!

17 shkurt 2020 | 20:18

Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka uruar Republikën e Kosovës, me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së saj, duke kujtuar shokët e flijuar ndër vite për çlirim.

Z. Ahmeti ka potencuar se me nostalgji i rikthehet idealit të një jete të tërë kushtuar kombit, Kosovës, lirisë.

Ja postimi i tij në fb:

Sot, në këtë përvjetor, me nostalgji i rikthehem idealit të një jete të tërë kushtuar kombit, Kosovës, lirisë.
Sa shokë tanë ranë ndër vite dhe nuk e arritën ta përjetojnë atë për të cilën u flijuan, Kosovën shtet, sot i kujtoj me mall e me respekt të gjithë, lavdi të gjithë të rënëve për liri, më të mirëve të kombit!
Gëzuar Kosovë nga biri yt, Abazi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për nder të 12-vjetorit…