Ali Ahmeti viziton familjen e Thaçit: Drejtësia vonon, por nuk harron!

02 qershor 2023 | 16:37

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka vizituar prindërit e Hashim Thaçit në Burojë të Skenderajt.

Ahmeti, i cili ka qenë një ndër figurat qendrore të UÇK-së, ka bërë me dije se i ka dhënë forcë prindërve të Thaçit për betejën ligjore që biri i tyre është duke e zhvilluar në Hagë.

Po ashtu, Ahmeti ka thënë se do ta presin krenarë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin si fitues të drejtësisë. “Vizitova sot vatrën familjare të bashkëveprimtarit tim dhe ish presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’ju dhënë zemër e forcë prindërve dhe të afërmve të tij në betejën e drejtësisë, ku djali i tyre me shokë po mbron dinjitetin e UÇK-së, kauzën e pastër të mbarë popullit të Kosovës.

Drejtësia vonon, por nuk harron, kështu i thashë Bacit Haxhi kur po kuvendonim mbi vitet e qëndresës kombëtare për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.

Krenarë do ta presim bashkë Hashimin me shokë në rikthimin e tij si fitues i drejtësisë! Liria ka emër!”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar homologun e…