Ali Ahmeti viziton familjen Rugova
“Me homazhet në vendprehjen e tij në Prishtinë kujtuam sot në 79 vjetorin e lindjes, Presidentin historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën”, ka shkruar në “Facebook” kryetari.i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ai ka theksuar se me anëtarët e familjes Rugova evokuan bashkë kujtime nga ato vite veprimi përplot atdhedashuri të presidentit në shërbim të idealit të lirisë dhe themelimit të shtetit të pavarur të Kosovës.
“Falë Presidentit Rugova u zgjua ajo ndërgjegje e fjetur e njerëzimit, lobimi i tij bashkë me pushkët e UÇK-së ishte kushtrim drejtësie të cilit iu përgjigjën SHBA-të dhe Europa. Do ta kujtojmë përjetë me mall e krenari duke patur frymëzim vitet e jetës që ia kushtoi lirisë e përparimit të Kosovës. Lavdi e përjetshme Presidentit Rugova!”, ka shkruar Ahmeti.