Ali Ahmeti vjen nga Maqedonia për ta vizituar në QKUK babanë e kryeministrit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka vizituar sot babanë e kryeministrit Ramush Haradinaj, Hilmi Haradinaj, i cili është shtrirë në njërën nga klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për shërim.
“Nga një kafe me mikun tim Ali Ahmeti i cili na nderoj me vizitën që i bëri Hilmi Haradinajt në QKUK”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj, raporton “Epoka e re”.
Lideri i BDI-së në këtë vizitë është pritur nga Daut Haradinaj, Lahi Brahimaj, Avdyl Mushkolaj, Naser Shala dhe Luan Haradinaj.
Ahmeti në këtë vizitë ka qenë i shoqëruar nga Ejup Alimi (ish ushtari i UÇK-së) deputet i BDI-së në Parlamentin e Maqedonisë dhe koordinator i grupit parlamentar të BDI-së.
/Epoka e re/