Ali Ahmeti vlerëson lart angazhimin e Dedajt për tri dekada për lirinë e Kosovës

03 qershor 2021 | 20:08

Ambasadori në largim i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, është takuar me liderin e BDI-së Ali Ahmeti.

Dedaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Ahmetin e ka njoftuar me zhvillimet aktuale në Republikën e Kosovës dhe thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë mes Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dy vende fqinje dhe mike, të cilat aspirojnë perspektiven europiane dhe integrimin euro-atlantik.

“Ahmeti njëkohësisht çmoi lartë angazhimin tim mbi tre dekada për lirinë e Kosovës,
si dhe kontributin historik në ndërtimin e shtetit të Kosovës, si dhe përfaqësimin tim dinjitoz të Kosovës në Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar Dedaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
04.06.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Pejë 1.…