
Ali Berisha nderon dëshmorët Hamdi Berisha dhe Kasim Shala (foto)
27 janar 2024
| 12:22
Me rastin e 25-vjetorit të rënies së dëshmorëve Hamdi Berisha dhe Kasim Shala, sot në Ruhot të Pejës kryetari i degës së AAK-së në Pejë, Ali Berisha, ka bërë homazhe.
“Çdo lokalitet në Kosovë e ka historinë dhe heronjtë e vet. Sot në Ruhot në përvjetorin e rënies së Hamdi Berishës dhe Kasim Shalës. Nderim dhe lavdi e përjetshme! Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.