Ali Berisha rikthehet në krye të AAK-së në Pejë
Fatmir Gashi, kryetar i gjertanishëm i AAK-së në Pejë, ka hapur garën për këtë pozitë pa vënë emrin e tij në rikandidaturë, kështu që strukturat partiake të degës kanë kthyer në udhëheqje Ali Berishën, deri më tash sekretar organizativ i AAK-së në nivel qendror.
Në deklaratën e parë pas rizgjedhjes Ali Berisha , ka thënë se opozitarizimi ynë do të jetë konstruktiv dhe do karakterizohet në heqjen e maskës ndaj pushtetit aktual komunal.
Postimi i plotë i Berishës në profilin e vet në “Facebook”:
Qytetarë të nderuar, miq dhe koleg të Aleancës, me votën e strukturave të degës së partisë, nga sot kam ri-marrë përgjegjësi të re, si Kryetar i AAK-së në Pejë. Është nderë i veçantë për mua, të marrë këtë detyrë nga z.Fatmir Gashi, një model politikani e ekonomisti, një njeri i respektuar në punë, rast të cilin fatkeqësisht e humbëm bashkë me 22 tetor të vitit të shkuar, për ta vënë në krye të komunës së Pejës. Me Fatmirin do të vazhdojmë së punuari bashkë! Detyra që kam marrë sot për mua është një rikthim në degën e Pejës, por së pari një përgjegjësi.
Jam shumë i lumtur që falë punës dhe angazhimit të kryetarëve të mëparshëm, prof.Dr. Muhamet Mala, z.Naim Sahiti dhe z.Fatmir Gashi, degën e Pejës po e gjej më të konsoliduar se asnjëherë më parë.
Unë sot dua t’ju garantojë se do të punojmë bashkë, 24 orë për fitoren e Pejës.
Dyert e partisë janë të hapura për të gjithë.
Opozitarizimi ynë do të jetë konstruktiv dhe do karakterizohet në heqjen e maskës ndaj pushtetit aktual komunal.
Nga sot ftojë mediat për korrektësi dhe vëmendje, lojë fer.
Aleanca dhe unë do të sillemi me kartë reciproke ndaj të gjithëve. Ne nuk do të heshtim ndaj gjërave dhe dukurive negative nga kushdo qofshin. Jemi të interesuar të punojmë.
Puna ekipore do të jetë maksimë për ne.
Po fillojmë ripërtëritjen e kontratës me qytetarët.
Peja do të ketë dinjitet.
Nga sot drejt fitores.
Urime!Ali Berisha – zv/Minsitër i Shëndetësisë
Kryetar i AAK-së, Pejë