Ali Berisha thotë se AAK-ja nuk e voton Qeverinë e propozuar nga Albin Kurti
31 janar 2020
| 10:46
Kryesia e Kuvendi të Kosovës, ka vendosur që më 3 shkurt në orên 11:00 të mbahet seanca plenare për votimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Në këtë mbledhje Aleanca u përfaqësua nga deputeti Ali Berisha.
Deputeti Berisha, duke shprehur qëndrimin e AAK-së lidhur me seancën e thirrur për të hënën, theksoi se është shumë zhgënjyese që seanca për krijimin e qeverisë ftohet pa marrëveshje politike.
Ai ka thënë se AAK-ja nuk do ta votojë Qeverinë Kurti.
“Aleanca nuk ka asnjë arsye që të votojë një qeveri të tillë me shumë të panjohura, megjithatë qëndrimin e saj definitiv për këtë çështje, Aleanca do ta paraqes në seancën e së hënës”, ka thënë Berisha.