Ali Berisha thotë se ka fituar votat për deputet
Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, Ali Berisha, ka arritur t’i sigurojë votat për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Ai përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se vota e qytetarëve është përgjegjësi për të. “Besimi juaj në masë për mua, më obligon që në Kuvendin e Republikës, të jem gardian i mbrojtjes së interesave të të gjithë qytetarëve të Kosovës e veçanërisht të Pejës dhe Rrafshit të Dukagjinit”, ka shkruar Berisha.
Shkrimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë të vendit e veçanërisht të Komunës së Pejës
Kam kënaqësinë t’ju informojë se falë besimit tuaj dhe mbështetjes së pakursyer, unë kam marrë votën e nevojshme dhe jam deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-PSD, 100% shtet!
Zotohem se vota juaj është përgjegjësi për mua dhe do të jetë në funksion të ndershmërisë për qytetarin, votuesin, programin e AAK-së dhe në radhë të parë, për proceset e shtetit të cilave do t’ju përgjigjemi si çdo herë në tema!
Besimi juaj në masë për mua, më obligon që në Kuvendin e Republikës, të jem gardian i mbrojtjes së interesave të të gjithë qytetarëve të Kosovës e veçanërisht të Pejës dhe Rrafshit të Dukagjinit.
Andaj, Pejës dhe dukagjinit do t’ia vazhdojmë projektet dhe do t’ia mbrojmë bashkë prioritetet.
Jam i nderuar të vazhdojë rrugëtimin me Aleancën, tani edhe në Kuvendin e Kosovës, por ju garantojë se për interesat e Pejës do veprojë si Deputet i të gjithë qytetarëve, atyre që më votuan dhe që nuk më votuan. Kjo është edhe kulturë e ndërtuar ndër vite në familjen e AAK-së, nga lideri ynë z. Ramush Haradinaj!
Dua t’ju konfirmojë se, përkundër rezultatit dhe vështirësive me të cilat u përballë Kryeministri Haradinaj në këto periudha, duke ju falënderuar juve, Aleanca në Pejë ka arritur të ketë rritje të votës në rreth 1 mijë e 700 sosh.
Një falënderim të veçantë për strukturat e partisë, aktivistët, simpatizantët dhe kandidaturat e listës!
Aleanca do të mbetet 100% në shërbim të vullnetit qytetarë.
Qoftë nga pozita apo nga opozita, AAK dhe kreu i saj z. Haradinaj çdo herë do jenë në funksion dhe shërbim të temave dhe proceseve të rëndësishme për shtetësinë e Kosovës dhe qytetarinë e saj!
Nuk ka asgjë që mundë ta ndalë rrugëtimin e sinqertë të liderit tonë Ramush Haradinaj.
Faleminderit dhe mirë u takofshim në rrugëtimin tonë të ri të përbashkët!
Me respekt;
Ali Berisha – Kryetar i AAK-së, Pejë