Ali Krasniqi do ta udhëheq degën e AAK-së në Kastriot, Haradinaj thotë se fuqishëm do të përkushtohet për ketë komunë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se AAK-në Kastriot do ta udhëheq Ali Krasniqi deri në mbajtjen e kuvendit zgjedhor.
Haradinaj thotë se partia që drejton do të angazhohet fuqishëm për qytetarët e kësaj komune.
Postimi i plotë i tij në Facebook:
Aleanca fuqishëm e përkushtuar për të mirën e qytetarëve të Kastriotit!
Në takim me zyrtarë dhe aktivistë të Aleancës në Kastriot, u vendos që deri në Kuvend, degën ta udhëheq z. Ali Krasniqi nga Breznica.
Ai është ekonomist me profesion dhe invalid i luftës së UÇK-së.
Z. Krasniqi ka marrë përsipër edhe identifikimin e personave që do të përbëjnë listën kandiduese për Kuvendin Komunal si dhe kandidatit të Aleancës për kryetar të Komunës, drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme komunale në vjeshtë të këtij viti.
Duke i uruar suksese udhëheqjes së re, falënderova të gjithë ata që i qëndruan besnik programit dhe vizionit të Aleancës si dhe i sigurova se mbështetja ime për Kastriotin do të jetë si gjithëherë më parë.
RH