Ali Selimi, një ushtar i dëshmuar i UÇK-së që ende jeton me plumbat në trup

06 dhjetor 2024 | 18:54

Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka pritur në odën e tij në fshatin Muzeqinë të Shtimes, ish-ushtarin e UÇK-së Ali Selimin.

Bislimi ka shkruar në “Facebook” se Selimi është një hero i gjallë i gjakut të tij, një ushtar i dëshmuar i UÇK-së, një invalid i luftës që akoma jeton me plumbat në trup.

“Historia juaj vazhdon të frymëzoj të gjithë ata që keni rreth jush. Ju i dhatë pjesë të trupit atdheut, e këto plagë që mbani në trup janë prova e prekshme e trimërisë tuaj, ato janë një testament i vendosmërisë të vullnetit tënd se si sakrifikohet për atdheun. Forca e juaj nuk ishte vetëm ajo në lufte, por edhe kjo qe sot ke në shpirtin tënd të çeliktë për t’i tejkaluar sfidat qe sot ushtarët e UÇK-së përballen për të mbijetuar. Me erdhe me këtë simbol të shenjt të luftës çlirimtare si dhuratë për odën tonë, ku ju falënderoj shumë”, ka shkruar Bilsimi në “Facebook”.

Veprimtari Bislimi, i cili në vazhdimësi ka mbrojtur luftën çlirimtare dhe vazhdon ende ta mbrojë, ku padrejtësisht po mbahen në Hagë udhëheqësit e UÇK-së, thotë se Aliu kishte emocion për padrejtësitë që përballen sot ushtarët e UÇK-së.

“Dy pika lot për udhëheqësit tanë që gjenden padrejtësisht në Hagë. Ai me mburrje dhe krenari me thotë se në gjakun tim kam PDK-në që me rrjedh në venat e mia dhe jetoj me të vetmen shpresë se ardhja e tyre në pushtet do të bëhet jo vetëm më mirë por edhe më bukur”, ka treguar Bilsimi.

Bislimi ka thënë se Topilla ka kapitalin moral të luftës dhe atdhedashurisë. “ata asnjëherë askund nuk i gjeta duke përfituar nga të tjerët, nga çdo shtëpi kemi pas minimumi një ushtar për t’i shërbyer lirisë, ata atë kapital nuk e shiten askund, e ruajtën vetëm si trashëgimi patriotike në vlera kastriotike. Në këtë video të shkurt edhe unë u mërzita kur e pash doktorin e UÇK-së Vezir Bajrami që nuk është në mesin tonë. Ishte një mjek i cili jo vetëm nga profesioni por edhe nga shpirti i mirë i tij shëronte edhe pa ilaçe! Tani së bashku me Kosovën tonë në paqe dhe krenari!”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Prishtinës ka njoftuar se ka arrestuar R. B.,…