Ali Uka emërohet ushtrues detyre i kryeprokurorit në Gjakovë

31 gusht 2020 | 17:15

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka emëruar si ushtrues të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, deri në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, zëvendëskryeprokurorin e kësaj prokurorie, Ali Uka.

Në fillim të këtij takimi është mbajtur një minutë heshtje me rastin e vdekjes së ish-kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj dhe prokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Esat Ademi.

Po në fillim të këtij takimi, betimin para anëtarëve të KPK-së e ka dhënë anëtari më i ri, Agron Beka i cili është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës si anëtar i Këshillit nga radhët e fakulteteve juridike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Komunës së Drenasit ka mbajtur mbledhjen e rregullt,…