Aliaj: FShF-ja e injoroi sulmuesin që i tha po Kosovës

15 gusht 2022 | 16:40

Adrian Aliaj ka thënë se shqiptari që po shkëlqen në kampionatin kroat është sulmuesi 23-vjeçar, Emir Sahiti, i cili luan te Hajduku i Splitit. Ai bëri me dije se Shqipëria e injoroi Sahitin dhe tash ai e ka zgjedhur Kosovën.

“Për Sahitin kemi interes nga klubi i madh gjerman, Hamburg. Nuk e di nëse do të realizohet apo jo, por do të presim deri në fund të merkatos. Shqipëria aty e kishte lojtarin, por e humbi. Për vite të tëra nuk u interesuan të vinin ta shikonin një herë në Kroaci, por është çështje menaxhimi dhe profesionalizmi. Ai po shkëlqen te Hajduku, duke qenë ndër më të mirët. Pasi priti për shumë kohë dhe nga Shqipëria nuk u kujtuan kurrë, vendosi të luajë për Kosovën. Është e çuditshme që si ka mundësi lojtarin më të mirë të klubit të madh kroat nuk vijnë ta shikojnë nga FSHF-ja, qoftë edhe një herë, edhe pse ka qenë me Shqipërinë U-21”, ka thënë Aliaj për “Panorama Sport”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka…