Aliaj: Rrahmani është një lojtar i Napolit, Roshi pëlqehet në La Liga

11 janar 2020 | 17:50

Adrian Aliaj ka folur për “Sport News” sa i përket dy futbollistëve që gjenden në menaxhimin e tij, Odise Roshi dhe Amir Rrahmani.

Ky i fundit e ka mbyllur marrëveshjen me Napolin, ndërsa do të zyrtarizohet në javën e ardhshme. Gjithashtu është prekur edhe tema e Odise Roshit, që po kërkohet nga një skuadër në La Liga.

“Është vetëm ana teknike që ka mbetur për t’u mbyllur. Napoli e ndjek prej kohësh dhe le të themi se ishte proces tremujor që erdhëm deri këtu sot. Mendojmë ta finalizojmë zyrtarisht javën tjetër, por mund të them se Rrahmani është një lojtar i Napolit. Roshin duam ta largojmë nga Rusia, kemi një interes, ende jo ofertë, nga një klub i Primera Division. Nuk është në situatë komode në La Liga, janë disa situata të vështira, por u pëlqen shumë lojtari”, ka thënë Aliaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zjarr ka përfshirë një shtëpi pleqsh në pjesën veriore…