Alice Albright nderohet me ‘Çelësin e Qytetit’ në Viti
Komuna e Vitisë e ka nderuar me “Çelësin e Qytetit” vajzën e ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright, Alice, e cila është edhe kryeshefe ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjecarit, të cilët përmes programit të Pragut kanë rinovuar në këtë komunë disa ndërtesa shumëkatëshe me qëllim të rritjes së efiçiencës së energjisë.
Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përfaqësues nga MCC-ja, Fondacioni i Mileniumit të Kosovës dhe shumë qytetarë të tjerë vitias, derisa e gjithë qendra e qytetit ishin mbushur me flamujt të shtetit amerikan.
Kryetari i komunës se Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë se sot është përuruar një projekt prej të cilit më së shumti kanë përfituar qytetarët.
Haliti ka thënë se kryeshefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albright e nderon me “Çelësin e Qytetit” të Vitisë në emër të miqësisë së përjetshme në mes të Kosovës dhe ShBA-së.
Ndërsa kryeshefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albright është shprehur shumë e emocionuar që ndodhet në Kosovë dhe që shënojnë përfundimin e projektit të Pragut.