Alicia Keys shijon pushimet me jaht

09 gusht 2021 | 12:42

Këngëtarja Alicia Keys po shijon një udhëtim me jaht rreth gjirit të bukur të Korsikës së bashku me familjen e saj.
40-vjeçarja u pa e veshur me një kostum  sportiv ngjyrë blu ndërsa ajo po shijonte pamjet piktoreske të Mesdheut.

Këngëtarja ndodhej nën shoqërinë e bashkëshortit të saj Swizz Beatz, 42 vjeç, dhe djemtë e tyre Egjipti dhe Genesis. Ata shijuan një xhiro të shkurtër me varkë para se të provonin jet ski-të.

Alicia ka shijuar së fundmi pushimet në jug të Francës. Ajo dhe bashkëshorti i saj realizuan  një udhëtim në Evropë për të festuar 11 vjetorin e lidhjes së tyre të dashurisë. Dyshja u takuan për herë të parë kur ishin  adoleshente në vitet nëntëdhjetë po ata dolën si çift kur karriera e saj muzikore sapo kishte filluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me një degë peme të thyer, një banor i ishullit…