Alidema flet si lojtar i Slaven Belupos

17 korrik 2019 | 15:34

Festim Alidema është prezantuar si lojtar i ri në skuadrën kroate, Slaven Belupo.

Ai e ka falënderuar zotin, familjen trajnerët, bashkëlojtarët dhe gjithë ata që e përkrahen në rrugëtimin e tij si futbollist.

Fotografia e Genc Hyseni

“E falënderoj zotin që ma dhënë ketë mundësi të luaj në Evropë. Faleminderit familjes që më kanë motivuar dhe me kanë jep vullnet të madh, të cilët i dua shumë dhe të gjithë ata që më kanë përkrahur dhe që vazhdojnë të më përkrahin gjithmonë. Dua t’i falënderoj agjencinë ‘Soccer 11’ (Adrian Alia, Arbër Abilaliaj, Genc Hyseni etj). Po ashtu dua t’i falënderojë të gjithë trajnerët që pa ta nuk do isha këtu ku jam (Tahir Batatina, Bylbyl Sokoli, Bekim Isufi, Bekim Shotani, Xhengiz Rexhepi) dhe të gjithë bashkëlojtarët”, ka thënë Alidema.

Alidema në sezonin e fundit ka zhvilluar 29 ndeshje me Llapin në IPKO Superligë, teksa ka edhe 1 paraqitje në Kupë ku numëron 12 gola dhe 6 asistime.

 

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucioni i Avokatit të Popullit sipas detyrës zyrtare ka hapur…